Hap fals në shtëpi, AF Elbasani ngec ndaj Devollit
AF Elbasani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në “Elbasan Arena” ndaj Devollit, në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë së Dytë, Grupit B.
Pavarësisht tentativave të shumta, djemtë e drejtuar nga trajneri Stojku, nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, duke u kënaqur me vetëm 1 pikë, e cila më së shumti iu shërbeu miqve. Nga krahu tjetër edhe juglindorët nga Bilishti, kanë ndërtuar një ekip dinjitoz ku do të kërkojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Në 3 javët e para të kampionatit, AF Elbasani ka arritur të sigurojë 5 pikë ndërsa Devolli 4 pikë. Sfidën e radhës verdheblutë e Stojkut do ta luajnë sërish në shtëpi ndaj Maliqit, ndërkohë që Devolli do të presë Shkumbinin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"