Hap i rëndësishëm në karrierë, futbollisti që u aktivizua 32 ndeshje me Kukësin transferohet te skuadra e…
Ish-mbrojtësi i Kukësit sezonin e shkuar, Vasili Zhongo, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar te skuadra sllovene e Murës. 24-vjeçari arriti të bindte drejtuesit e skuadrës së re, duke nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026.
“Jam i lumtur që jam këtu. Jam krenar që përfaqësoj Mura dhe klubin, si dhe Murska Sobota dhe qytetin. Unë e di se sa shumë do të thotë Mura për njerëzit këtu. Më duhet të them se u mirëprita ngrohtësisht pas mbërritjes, qyteti është i mrekullueshëm, mund të ndjeni pulsin e futbollit. Besoj se do ta ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat e saj”, deklaroi Zhongo, i cili veç Kukësit, është aktivizuar edhe me Bylisin në Superiore.
Me skuadrën verilindore, sezonin e shkuar, Zhongo u aktivizua 32 ndeshje ku shënoi 2 gola dhe dhuroi 1 asist.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"