Hasani humb Skënderbeun, shpresa për rikthimin e dy titullarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 20:50

Hasani humb Skënderbeun, shpresa për rikthimin e dy titullarëve

Elbasani do të luajë këtë të shtunë në stadiumin “Elbasan Arena” me skuadrën e Skënderbeut, me shpresën që të rikthehet te fitorja.

Elbasani

Në këtë ndeshje, e vlefshme për javën e 10-të të Superiores, verdheblutë do të kenë një mungesë të sigurt, siç është ajo e mesfushorit shkodran Edon Hasani, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe rrjedhimisht është i skualifikuar.

Sakaq, trajneri Roberto Bordin shpreson te rikthimi i mesfushorit Ardit Hila dhe sulmuesit Bedri Greca, të cilët janë në fazën e rikuperimit nga dëmtimet. Lajme të mira vijnë për mesfushorin tjetër, Arsen Kasa, i cili ka nisur fazën e rikuperimit, pas një dëmtimi të rëndë në gju.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"