Hënes: Tuhel dhe Kompani si nata me ditën, nuk jam shef te Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2024 | 13:04

Hënes: Tuhel dhe Kompani si nata me ditën, nuk jam shef te Bajerni

Presidenti i Nderit te Bajern Mynih, Uli Hënes la të kuptohet se sipas tij, titulli i Bundesligës tashmë është vendosur në favor të klubit të tij.36286123-uli-hoeness-macht-ein-gewagtes-versprechen-vincent-kompany-kuemmert-das-wenig-2jS4SYhYS5BGDuke folur në një forum për financat dhe ekonominë në Zvicër, Hënes u citua nga gazeta “Blick” të ketë thënë: “Ajo që mund të premtoj është titulli në Bundesligën gjermane. Ne jemi në një pozicion të mrekullueshëm për momentin. Ndodhemi në krye të tabelës. Dhe rivalët tanë të vetëm të vërtetë, Bajer Leverkusen dhe Lajpcig, gjenden shumë prapa nesh”, tha ai.

Lajpcig është pesë pikë pas bavarezëve në vendin e dytë, ndërsa Leverkusen është i katërti, me katër pikë më shumë. Uli shtoi se ai ka shumë besim te skuadra dhe trajneri Vinsent Kompani.

“Është si nata dhe dita në krahasim me atë që ishte më parë. Ai është i komunikueshëm dhe kujdeset për lojtarët e tij. Por ne nuk e dinim këtë më parë. Kjo është arsyeja pse ne telefonuam Pep Guardiolën dhe i kërkuam atij këshilla. Ai thjesht na tha se mund ta merrnim me sy mbyllur, ai mund ta bënte”.

Trajneri i Mançester Sitit, Guardiola, një ish-trajner i Bajernit, ka punuar me Kompanin kur ky i fundit ishte ende një lojtar aktiv. Presidenti i Nderit, i cili i shërbeu gjigandëve nga Mynihu si lojtar, menaxher i përgjithshëm dhe president, theksoi se ai nuk ndërhyn në punën e drejtorit sportiv Kristof Frojnd dhe anëtarit të bordit Maks Eberl.

“Nëse kanë një pyetje, ata gjithmonë mund të më kontaktojnë. Dera ime është gjithmonë e hapur. Por duhet ta bëjnë punën. Njerëzit gjithmonë thonë se unë vendos gjithçka, por kjo është e pakuptimtë”, e mbylli Uli Hënes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"