Postuar: Prill 21, 2024 | 13:36
Hëngrën drekë me bazë peshku, skuadra e Pirlos luajti e përgjysmuar në derbi dhe nuk fitoi dot
Shumë lojtarë dhe disa anëtarë të stafit të Sampdorias janë ndalur para derbit ndaj Specias për probleme fizike: arsyeja lidhet me një drekë peshku.
Një drekë ‘e patretur’ për Sampdorian e Andrea Pirlos. Fatkeqësi për skuadrën gjenoveze në prag të ndeshjes ndaj Specias, derbi i Ligurias, i cili u mbyll në barazim pa gola.
Ish-mesfushori italian, tani trajneri i Sampdorias zbuloi në një konferencë për shtyp se shumë nga lojtarët e tij, si dhe disa anëtarë të stafit të tij, nuk ishin në gjendje të mirë fizike. Arsyeja lidhet me një drekë fatale me bazë peshku para ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"