Henry Marku “divorcohet” me Korabin: Tirana, dëshira ime për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 19:27

Henry Marku “divorcohet” me Korabin: Tirana, dëshira ime për të ardhmen

Futbollistët e Korabit janë lënë pushim pas përfundimit të kampionatit, deri në një njoftim nga klubi për datën e grumbullimit. Gjatë kësaj periudhe priten edhe largime, madje kanë nisur me Henry Marku.

henry marku

Mesfushori me tipare sulmuese nuk do jetë pjesë e Korabit në sezonin 2024-2025. 24-vjeçari me pasaportë angleze, i formuar si futbollist në Angli, por që prej dy sezonesh është aktivizuar me Korabin e Peshkopisë, pas ofertave të marra nga ekipe elitare në Shqipëri, si dhe dy ekipe nga Kosova, është “divorcuar” me dibranët. Nuk përjashtohet mundësia që ai të shfrytëzojë edhe dy oferta të ardhura nga Skocia. Vetë lojtari deklaron për “Panorama Sport” se ka prishur marrëveshjen kontraktuale me mirëkuptim me Korabin dhe tani është lojtar i lirë.

“Kam oferta nga dy klube të Superiores, që për momentin nuk mund t’i bëj publike, si dhe dy ekipe nga Kosova. Janë edhe dy ekipe nga Skocia që janë interesuar për mua. Fillimisht, po shqyrtoj mundësinë e kalimit në një ekip të Superiores në Shqipëri. Dëshira ime është që t’i bashkohem ekipit të Tiranës”, u shpreh Marku që në sezonin e fundit te Korabi është aktivizuar në 28 ndeshje, ku shënoi edhe katër gola. Shtatlartësia e tij, përgatitja fizike dhe tekniko-taktike kanë bërë që pikaset nga specialistë të futbollit.

SHKËLQIM HASANI- PNAORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"