Hera e dytë në histori, Interi kishte thuajse 6 dekada që nuk regjistronte një statistikë të tillë
Interi ka fituar me Kaljarin me shifrat 3-0 dhe për zikaltrit ky ishte një rezultat i rëndësishëm jo vetëm për renditjen. Ata kanë konfirmuan formën e mirë para portës, por edhe në fazën mbrojtëse, ku Zomer & Co. nuk pësuan përsëri gol.
Kjo në fakt ishte ndeshja e pestë radhazi në transfertë që Interi e mbyll me fitore pa pësuar gol në Serinë A, një e dhënë që është regjistruar për herë të dytë në historinë e zikaltërve. Hera e parë ishte thuajse 6 dekada më parë, në sezonin 1966-1967.
Ndërkohë, Kaljari u bë viktima e preferuar e Lautaro Martinez, i cili i dha fund heshtjes para portës. Me këtë gol, ai arriti numrin 10 të rrjetave të tundura ndaj skuadrës së Sardenjës, duke arritur kështu Salernitanën në vendin e parë të skuadrave që ka ndëshkuar më shumë në karrierë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"