Hernandez: “Teao” u kthye, mendojmë për Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 23:20

Hernandez: “Teao” u kthye, mendojmë për Champions-in

Me golin kundër Leçes, Teo Hernandez barazoi Paolo Maldinin (29 gola), si mbrojtësi i Milanit me më shumë gola të shënuar në historinë e Serisë A. Në profilin e tij në “Instagrama”, mbrojtësi ka ndarë këtë arritje me ndjekësit, teksa komenti i parë ka qenë pikërisht ai i Maldinit, i cili i ka theksuar se këta gola janë shënuar në pesë sezone, ndërkohë që atij vetë i ishin dashur thuajse 30.

asddassaddasdadasdas

Batuta dhe elozhe që nuk e heqin vëmendjen e Teos nga sfida e nesërme kundër Leverkusenit, transfertë për të cilën ai ka thënë: “Më në fund ‘Teao’ u rikthye. Në ndeshjet e para nuk ishim 100 për qind mendërisht dhe fizikisht. Tani ndihem mirë që është gjëja më e rëndësishme. Asisti i Leaos ishte fantastike, pastaj shënova një gol edhe më të bukur (qesh). Jam i lumtur sepse fituam.

Tani na pret Leverkuseni. Me Liverpulin nuk kishim siguritë që dëshironim. Tani na pret një ndeshje shumë e vështirë, duhet të rikuperojmë disi fizikisht dhe duhet të stërvitemi mirë për të arritur në formë të mirë për atë ndeshje shumë të rëndësishme.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"