Hero në fazën e parë, Ruqi: E ndëshkoj sërish Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2022 | 19:55

Hero në fazën e parë, Ruqi: E ndëshkoj sërish Apoloninë

Tërbuni nuk e mendon “blofin” përballë Apolonisë. Luajnë në shtëpi dhe pas asaj serie barazimesh dhe një humbjeje, kërkohet fitorja.

Samet Ruqi

Me fierakët nuk do të jetë e lehtë, por Samet Ruqi është optimist. Mesfushori kujton suksesin e fazës së parë, që erdhi prej golit të shënuar prej tij.

“Po marrim masat për të kaluar me sukses Apoloninë, një kundërshtar që po bën mirë në javët e fundit dhe e shohim si rival. E megjithatë, nuk duhet t’i trembemi.

Kemi lojtarë cilësorë në ekip dhe mund t’i mposhtim. Ia kemi dalë edhe në fazën e parë, me një gol timin. Dëshiroj t’i ndëshkoj sërish dhe këtë herë në shtëpinë tonë. Rëndësi ka që dikush ta çojë topin në rrjetë sidoqoftë dhe ne të marrim pikët që të ngjitemi më shumë në renditje. Shpresoj vetëm në një gjykim të drejtë”.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"