“Heroi” i fitores kundër Korabit, Avdiu: Vorës i premtoj gola të tjerë me peshë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 13:25

“Heroi” i fitores kundër Korabit, Avdiu: Vorës i premtoj gola të tjerë me peshë

Vora ka marrë një fitore të rëndësishme në Peshkopi, ku mjaftoi goli i Argel Avdiut në minutën e 4-t. 21-vjeçari kryeqytetas ka kontratë me Vorën deri në verën e 2026-ës dhe tashmë ai ka fituar një përvojë me këtë ekip.

avdiu vora

Avdiu është shfaqur problematik për kundërshtarët dhe rezultativ për Vorën me golat e shënuar. Edhe pse roli i tij është një mesfushor me tipare sulmuese, shpesh herë e “nuhat” portën dhe tregon rrezikshmëri. Kështu bëri edhe të shtunën në Peshkopi kur shënoi atë gol që pati vlerën e tri pikëve kundër Korabit. Për “Panorama Sport” Avdiu u shpreh: “E kam pritur me padurim të shënoja. E aq më tepër më gëzon fakti se ky gol i shtoi skuadrës së Vorës tri pikë mjaft të rëndësishme.

Gjithashtu, qenë me fat këtë javë, pasi rivali ynë u ndal në Lushnjë. Jam shumë i lumtur që luaj me Vorën dhe kontribuoj për të. Nuk do të ndalem së shënuari edhe në takimet e tjera, e ndoshta mund të kenë të tillë vlerë. Golin dua t’ia dedikoj babait tim, që më ka ndjekur së formuari si futbollist që në fëmijëri, kur luaja te moshat e Tiranës”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"