Heroi i Interit kundër zvicerianëve, Turam: Nuk e di pse festova si Dimarko, po iki të vrapoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2024 | 21:14

Heroi i Interit kundër zvicerianëve, Turam: Nuk e di pse festova si Dimarko, po iki të vrapoj

Shumë pak fjalë. Markus Turam foli në fushë dhe madje e bëri në mënyrë fantastike për t’i dhënë Interit një fitore vendimtare.turam“Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një skuadre të fortë dhe me tifozëri të jashtëzakonshme. Jemi të lumtur për fitoren. Golat janë gjithmonë të rëndësishëm, sidomos atëherë kur skuadra fiton. Jam shumë i kënaqur”, tha fillimisht Turam për mediat italiane.

Ai gjithashtu shpjegoi edhe mënyrën e festimit si Dimarko dhe formën fizike.

“Nuk e di pse festova si Dimarko, ashtu më doli. Shkova te tifozët që po na shtynin gjithmonë për të fituar dhe ia dolëm t’i bënim të lumtur në një mbrëmje të vështirë. Forma? Unë jam mirë. Tani do shkoj të vrapoj sepse luajta shumë pak dhe duhet që të marr ngarkesën fizike”, përfundoi francezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"