“Heroi” i Vorës frymëzohet nga gjigandët Adriano dhe Lukaku, Ruzgis: Ky ishte tregolëshi im i parë zyrtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 18:52

“Heroi” i Vorës frymëzohet nga gjigandët Adriano dhe Lukaku, Ruzgis: Ky ishte tregolëshi im i parë zyrtar

Vora ka goditur në merkton e verës me sulmuesin Manfredas Ruzgis, i cili dje rezultoi heroi i fitores së vorakëve ndaj blonjatëve. Me tregolëshin e shënuar ndaj Flamurtarit sulmuesi lituanez u ngjit në kuotën e 12 golave, duke u bërë golashënuesi më i mirë i kampionatit të Kategorisë së Parë.

MANFREDAS RUZGIS VORA

Për “Panorama Sport” Ruzgis pohoi se është hera e parë që shënon 3 gola në një ndeshje zyrtare.

A keni shënuar ndonjëherë 3 gola në karrierën tuaj në një ndeshje?

Po, në Gjermani. Ka qenë në një ndeshje miqësore, por kaq të rëndësishëm sa sot (dje) jo. Tregolëshi i shënuar ndaj Flamurtarit, në këtë ndeshje vendimtare, më ka dhënë lumturinë më të madhe, pasi ishte një duel mes dy ekipesh rivale.

Kush është futbollisti që të frymëzon në futbollin botëror?

Më pëlqejnë futbollistët gjigandë, pasi edhe vetë jam i tillë. Më pëlqejnë lojtarë të mëdhenj si Adriano, Lukaku.

Cila do të jetë e ardhmja juaj?

Vora, (qesh).

Kujt ia dedikoni këtë tregolësh?

Dedikimet e mia për këtë trigolësh janë për një person të veçantë, që sërish për momentin nuk dua ta zbuloj.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"