Historike/ Juventus-PSV, hera e parë që përplasin brirët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 11:33

Historike/ Juventus-PSV, hera e parë që përplasin brirët

Pavarësisht historisë së tyre të gjatë në Europë, Juventusi dhe PSV-ja do të ndeshen për herë të parë në historinë e tyre.gfdjjjAsnjëherë më parë fati nuk i ka vendosur përballë këto dy skuadra edhe pse kanë qenë shpesh pjesë e të njëjtit kompeticion. Megjithatë, në orën 18:45 Juventusi dhe PSV-ja do të “përplasin” brirët për të grumbulluar pikët e para të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve.

Sa i përket ndeshjeve me skuadrat holandeze, Juventusi ka një rekord pozitiv me 9 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje në Europë. Tiago Mota kërkon ta thellojë këtë rekord për bardhezinjtë, duke marrë parasysh se edhe për teknikun italian është debutim në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"