HISTORIKE/ Pritjes 20 vjeçare i vjen fundi, San Marino rikthehet te fitorja! Shikoni festën speciale (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 22:55

HISTORIKE/ Pritjes 20 vjeçare i vjen fundi, San Marino rikthehet te fitorja! Shikoni festën speciale (VIDEO)

Mbrëmje historike për kombëtaren e San Marinos, që mposhti me rezultatin 1-0 Lihtenshtejnin, duke gjetur kështu fitoren pas plot 20 vitesh pritjeje.  

SAN MARINO

Goli i Sensolit në minutën e 53-të, i dhuroi 3 pikë historike në Ligën e Kombëve, San Marinos në duelin e vlefshëm për Ligën D. 

Hera e fundit që San Marino kishte fituar një ndeshje ishte 28 prilli i vitit 2004. Si për ironi të fatit edhe asokohe triumfonin ndaj Lihtenshtejnit me rezultatin 1-0, në një duel miqësor. 

GOLI I SAN MARINOS: VIDEO  

FESTA SPECIALE E SAN MARINOS: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"