Holandezët priten titullarë, në sulm do të luajnë 2 “rezerva”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 15:27

Holandezët priten titullarë, në sulm do të luajnë 2 “rezerva”

Pasi rigjeti fitoren në kampionat kundër Udinezes, Interi kërkon vazhdimësi për sfidën e Champions-it. Trajneri megjithatë do të bëjë një rrotacion të vogël sa i përket formacionit që do të zbresë në fushën e lojës.

sasdadaadad

Në portë do të jetë si gjithmonë Jan Zomer, ndërsa në treshen e mbrojtjes do të ketë vend për De Vrajin si titullar përkrah Pavarit dhe Bastonit. Në mesfushë priten ndryshime, ku Zielinski sipas numrit një të stolit zikaltër është titullari dhe Çalhanoglu e ka të ndaluar të pushojë.

Dilema e vetme është vendi tjetër në mesfushë, ku Fratezi ka një luftë të fortë me Mkitarianin. Pas ndeshjes pozitive në Udine, sigurisht që mund të marrë sërish një rol protagonisti Fratezi, por armeni është i preferuari i Inzagit. Dumfris nga e djathta dhe Karlos Augusto majtas.

Ndryshimet më të mëdha priten në sulm, ku tentativa nga ana e teknikut është për dyshen Arnautoviç-Taremi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"