Hoxha: Kastrioti meriton të jetë më lart në klasifikim, duhet kujdes me Erzenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 13:20

Hoxha: Kastrioti meriton të jetë më lart në klasifikim, duhet kujdes me Erzenin

Kastrioti i Krujës, pasi ka koleksionuar fitoren e dytë sezonale kundër Burrelit, vijon përgatitjet për tranfertën e radhës, ku në Shijak i pret Erzeni i vendit të fundit. Në letër, takim duket i lehtë, por Kastrioti e ka vlerësuar për të vijuar serinë e rezultateve pozitive.

hoxha kastrioti

Trajneri Bubeqi ka punuar shumë me grupin këtë javë për ta kaluar me sukses edhe Erzenin. Mesfushori me tipare sulmuese, Edmond Hoxha, prej javësh po bën paraqitje të mirë në fazën ofensive të Kastriotit, duke shërbyer për shokët që kanë shënuar gola. “Kastrioti e ka vendin më lartë në klasifikim. Tani na pret Erzeni, një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht edhe për faktin se i duhet vetëm fitorja.

Shijakasit kanë në përbërje lojtarë cilësorë, të cilët kanë luajtur edhe në Superiore. Dua të ndihmoj ekipin me gola dhe më shumë asisite”, u shpreh Hoxha për “Panorma Sport”. Trajneri Dorian Bubeqi e ka të plotë grupin për këtë transfertë dhe lajm i mirë konsiderohet fakti se të gjithë titullarët gëzojnë formën e duhur.

SHKËLQIM HASANI -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"