“Humbëm me një kundërshtar të fortë”, trajnerit të Ukrainës nuk i del e keqja me golin e Asanit: Nuk e kuptoj si mund të mbrohet ashtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 0:23

“Humbëm me një kundërshtar të fortë”, trajnerit të Ukrainës nuk i del e keqja me golin e Asanit: Nuk e kuptoj si mund të mbrohet ashtu

Trajneri i Ukrainës, Sergei Rebrov, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas humbjes me Shqipërinë teksa ka kritikuar hapur lojtarët për mënyrën se si pësuan golat ndaj kuqezinjve, sidomos të dytin të shënuar nga Asani gjatë konferencës për mediat.

rebrov

Pse ekipi i Ukrainës u paraqit aq dobët në sulm në pjesën e parë?
Me shumë mundësi sepse ne luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Shqipëria mbrojti kompakte dhe në mënyrë të organizuar, ishte e vështirë të gjeje hapësira. Ne u munduam të pasonim në zonën e rreptësisë, por për fat të keq nuk krijuam shumë raste në pjesën e parë. Po, Jaremçuk kishte një rast, Në pjesën e dytë ne kishim shanse, shënuam gol, mund të shënonim të tjerë. Për fat të keq, në futbollin në këto nivele, nëse nuk shënon, të shënojnë kundërshtarët.

Pse ishte ndeshja kaq e vështirë? Pse ishte kaq e vështirë të kombinonin dhe krijonin raste? A ishte mungesë gatishmërie e lojtarëve apo minutat? Si mund të trajtohet?
Është gjithmonë e vështirë të luash në këto nivele. Shqipëria mbrojti shumë e ngjeshur, nuk la asnjë hapësirë. Është shumë e vështirë të hapësh një mbrojtje të tillë, duhet të kesh durim. Ne u munduam ta bënim, por nuk kishte saktësi në zonën e rreptësisë. Ky ishte edhe problemi që kishim në ndeshjen ndaj Rumanisë, ku kontrolluam topin por nuk krijuam raste, nuk mbushëm zonën e rreptësisë. Shqipëria, ashtu si në Europian, u mbrojt mirë. Megjithatë, tani pyetja nuk është rreth sulmit tonë, por rreth mbrojtjes, si mund të pësohen 2 gola në 3 kundërsulme? Nuk kishte ekuilibër në mbrojtje, e gjithë skuadra duhet të mbronte në pjesën e dytë, të mos lejonte që të krijoheshin këto momente.

Çfarë u munduat t’i thoshit lojtarëve gjatë pushimit? A i ndoqën udhëzimet tuaja?
Ne i dhamë disa këshilla. Në 15 minutat e parë të pjesë së dytë ne dominuam, krijuam raste, shënuam një gol. Por siç e thashë, futbolli nuk është vetëm sulm por edhe mbrojtje, Goli i dytë që pësuam, e pashë edhe një herë tani dhe nuk e kuptoj se si mund të mbrosh kështu në këto nivele. Ne çuam ritmin në fillimin e pjesës së dytë, shënuam një gol, por duhet të luajmë 90 minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"