Humbën pikën në fund, trajneri dhe drejtori teknik i Apolonisë: Do i bëj të dyja, Besa të dënon me 1 rast

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 18:56

Humbën pikën në fund, trajneri dhe drejtori teknik i Apolonisë: Do i bëj të dyja, Besa të dënon me 1 rast

Apolonia humbi të paktën 1 pikë në fund me Besën, ndërsa kjo e fundit fitoi 1 me 2. Dhep se fierakët shënuan të parët në shtëpi, nuk arritën ta ruajnë rezultatin.

bandicam 2024-09-28 18-15-16-349

Në përfundim të ndeshjes foli drejtori teknik dhe trajneri i ri i Apolonisë, Sedat Pajaziti.

Kisha 3-4 ditë nuk kishim çfarë të bënim shumë. Ndeshja shkonte shumë mirë, më vjen keq u detyruam të gjitha ndërrimet t’i bënim për shkak të dëmtimeve të lojtarëve. Besa me ekip me përvojë që të dënon dhe me 1 rast.

Do vazhdoj unë në stol, do jem edhe drejtori teknik derisa të gjejmë një drejtor. Është çështja e presidentit, por do gjendet drejtor.

Normal do ishim të kënaqur edhe me barazim kundër liderit, po mos doja ta fitoja ndeshjen do e kisha hequr Maksutin. Mendova të shkojmë deri në fund për ta fituar.

Objektivi ta përgatisim ekipin sa më mirë, të luajmë më shumë dhe më shpejt futboll. Pashë shumë momente pozitive sot, pavarësisht humbjes dhe se nuk ishim të komplimentuar. Rruga na tregon objektivat, nuk mund të flasim tani që u detyruam të ndërrojmë lojtarë, që nuk ishin në gjendjen më të mirë.

Objektivat të bëjmë ekip se ka djem shumë të mirë, mosha mesatare 20-vjeçare. Do punojmë fort të rikthehet Apolonia dhe e besoj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"