Humbja e katërt radhazi, Guardiola: Luajtëm me të vërtetë shumë mirë, nuk kam peng
Mançester Siti humbi 2 me 1 përballë Brajton. Një humbje që është e katërta radhazi për Sitin në të gjitha kompeticionet, ndërsa dhe e para në karrierën e Pep Guardiolës.
Pas ndeshjes foli trajneri spanjoll i Sitit. Guardiola deklaroi:
“Lojtarët kanë luajtur me të vërtetë mirë kështu që nuk kam peng. Ishin të mrekullueshëm në shumë mënyra. Brajton ishte shumë mirë me topin. Në pjesën e parë ishim shumë mirë dhe brilantë. Në pjesën e dytë, bënë ndryshime që ne nuk mund t’i bëjmë tani, dhe humbëm ndeshjen.
Duhet të numërosh fitoret dhe humbje dhe ne fitojmë shumë. E di që është hera e parë(katër humbje radhazi) dhe të gjithë duan të flasin për të. Nuk është mirë të mposhtesh dy herë radhazi”, u shpreh ndër të tjera Guardiola.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"