Humbja e Sitit në Champions, Bernardo Silva e pranon hapur: Jemi në një vend të errët
Bernardo Silva pranoi se Mançester Siti është ‘në një vend të errët’ pas tre humbjeve radhazi për herë të parë në gjashtë vjet.Siti u mund 4-1 nga Sportingu i Lisbonës së Ruben Amorimit në ndeshjen e fundit të trajnerit portugez në shtëpi, përpara se të marrë frenat e Mançester Junajtidit javën e ardhshme. Pep Guardiola i cilësoi lojtarët e tij emocionalisht të paqëndrueshëm në shkaktimi e dy penalltive për heroin e Sportingut, Viktor Gyokeres, pas një kapitullimi të “Qytetarëve” në pjesën e dytë, i cili gjithashtu pa që Erling Haland të humbiste një penallti në kryeqytetin portugez.
“Edhe kur luajmë mirë, ne nuk i shënojmë rastet tona dhe pësojmë shumë lehtë”, u ankua Silva.
“Ne patjetër duhet të shikojmë brenda dhe të kontrollojmë se çfarë nuk po bëjmë mirë. Dhe ne duhet të përmirësohemi shumë shpejt, përndryshe do të jetë shumë e vështirë të rikthehemi nga këto humbje. Është zhgënjyese, sepse jemi në një vend të errët tani. Gjithçka duket se po shkon në rrugën e gabuar. Është e vështirë të gjesh arsye për atë që po ndodh me ne. Nuk mbaj mend që kjo skuadër të ketë humbur tri ndeshje radhazi. Thjesht duket sikur ky ekip po shkon në rrugën e gabuar tani”, shtoi mesfushori portugez.
Por trajneri Guardiola nuk është i të njëjtit mendim dhe nuk e sheh kaq rëndë situatën sa lojtari i tij, ndërsa ai tha pas ndeshjes: “Nuk mund të thuash shumë kur humbet 4-1. Urime Sportingut të Lisbonës për ndeshjen. Ne patëm një pjesë të parë fantastike, por tani po vuajmë që të shënojmë. A është problem në mbrojtje? Ndoshta. Nuk e di. Kur luan shumë ndeshje ti nuk mund të aktivizosh të njëjtën katërshe mbrojtëse. Ne i kemi pasur këto probleme nga dita e parë, por situata është kjo që është. Tani është një moment i vështirë sa u përket rezultateve, por unë dua që të jem këtu. Unë dëshiroj që të luftoj dhe të mos dorëzohem. Më pëlqen kjo sfidë si trajner. Kush dëshiron që të na ndjekë do të jetë këtu. Ndonjëherë edhe mund të humbasësh”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"