Humbja lë pa fjalë edhe Deliallisin, trajneri i përgatitjes fizike të Erzenit: Dalja e Atandës prishi ekuilibrat
Te Erzeni e kanë përjetuar keq humbjen me Dinamon, sa që në trajneri Alfred Deliallisi nuk e ka parë të udhës të dalë që të flasë direkt për mediat. Në prononcimin e zakonshëm që jepet pas ndeshjeve për “MCN” shijakasit kishin vendosur që pas humbjes 1-0 me Dinamon, të prononcohej trajneri i përgatitjes fizike, Ervin Baku.
“Realisht e kishim përgatitur ndeshjen për çdo episod të mundshëm që mund të ndodhte. Dalja e Atandës na i prishi ekuilibrat. U munduam përsëri të reagonim dhe të dilnim në lojën tonë. Mendoj se jemi akoma më të fortë, kjo nga korrektësia e drejtuesve, presidencës, harmoni që ka ekipi. Mendoj se realisht kemi më shumë forcë për ta përballuar kampionatin dhe pse jo, të synojmë për më tepër në tabelën e renditjes”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"