Humbja me 3 gola në “San Siro” ndaj Francës, Italia kthehet… 41 vite pas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2024 | 23:11

Humbja me 3 gola në “San Siro” ndaj Francës, Italia kthehet… 41 vite pas

Italia u mposht me rezultatin 1-3 në “San Siro” nga Franca, në duelin e vlefshëm për Ligën e Kombeve, duke u dorëzuar vendin e parë “gjelave”.  

ITALIA

Të kaltrit me këtë humbje janë kthyer 41 vite pas. Italia humbi një ndeshje në shtëpi në ndeshjet zyrtare me dy gola diferencë  (1-3 kundër Francës) për herë të parë që nga 15 tetori 1983 asokohe humbiste (0-3 kundër Suedisë, duel i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Evropian). 

  Gjithashtu vlen të theksohet fakti se goli i Adrin Rabiot i shënuar për 1 minutë e 59 sekonda është goli më i shpejtë i pësuar nga Italia në një ndeshje në shtëpi që kur faqja e specializuar e statistikave, OPTA, ka mbledhur këto lloj të dhënash (që nga vitit 2008).  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"