Humbja ndaj Leverkusen dhe Liverpul, Fonseka: Milani tregoi rritje në Champions, nesër nuk është deçizive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2024 | 18:13

Humbja ndaj Leverkusen dhe Liverpul, Fonseka: Milani tregoi rritje në Champions, nesër nuk është deçizive

Fonseka ka folur në prag të ndeshjes që Milani do të luajë me Klub Bruzh në Ligën e Kampioneve. Nesër në orën 18:45, kuqezinjtë do të presin klubin belg në “San Siro”.

paulo-fonseca-milan_12783241190x786

Fonseka tha se kërkohet fitorja, ndërsa nuk harroi të përmendë humbjet me Liverpul dhe Leverkusen.

“Është një kompeticion ndryshe dhe e nisëm kundër dy nga skuadrat më të forta në Europë për momentin. Ishin dy ndeshje të ndryshme, vështirësi me Liverpulin, kualitet me Leverkusenin sidomos në pjesën e dytë. Nuk fituam, por treguam shenja rritje.

Nesër do të jetë e vështirë, Bruzh luan shumë mirë. Duhet të vazhdojmë të rritemi në këtë kompeticion dhe duhet të fitojmë, nëse duam të vazhdojmë. Nuk është deçizive, por është e rëndësishme dhe duhet të fitojmë”, u shpreh Fonseka ndër të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"