“Humbje shumë e madhe ikja e futbollistëve”, Taipi për problematikat e shfaqura nga Veselinoviç: Partizani e di që…
Partizani ka barazuar me rezultatin 1-1 përballë Skënderbeut. Pas ndeshjes foli Taipi, lojtar i mesfushës së “demave”.
Taipi u pyet pas deklaratave të Veselinoviç ku shprehu problematikat e merkatos.
“Nuk është se është hera e parë që kam ardhur në Shqipëri te skuadra e Partizanit. Nuk do të thotë se e kuptoj fjalën çfarë do të thotë lider. Kam qenë te skuadra e Kukësit dhe ajo më ka ndihmuar shumë të rritem si futbollit, por kur vjen te një skuadër si Partizani, duhet të ambientohesh në këtë klub që vjen. I kam marrë gjërat gradualisht, besoj te vetja ime dhe dita ditës do e marr përsipër që të jem dhe lider.
Jam munduar çdo herë të jap maksimumin, në të shumtën e rasteve nuk kam luajtur te pozicioni ku jam, por duhet të përshtatesh te skuadra e Partizanit se është e madhe dhe duhet të ambientohesh.
Ne jemi munduar që në dhomën e zhveshjes, të gjithë futbollistët që kemi ngelur të bashkohemi fort. E dimë që ikja e futbollistëve është humbje shumë e madhe për ne, kanë qenë mendoj futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar dhe jo rastësisht janë shitur. Dhe ne e dimë që është e vështirë t’i zëvendësosh ato, kanë ardhur të rinj dhe janë rritur, kanë ikur si burra. Është vështirë në periudhë të shkurtër të zëvendësohen cilësitë e Tedit, Arit, Andit apo Mbas, mirëpo mendoj çdokush që merret me futbollin në Shqipëri duhet të ketë prurje. Klubi besoj po punon se e di që duhet të sjellë lojtarë sepse ambiciet janë të qëndrojë në vendet e para, kështu shpresoj dhe dëshira ime që deri në fund të merkatos të na vijnë lojtarë cilësorë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"