Hysaj te Çelsi për shifrën marramendëse ishte e kryer, menaxheri zbulon prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 22:33

Hysaj te Çelsi për shifrën marramendëse ishte e kryer, menaxheri zbulon prapaskenat

Elseid Hysaj mund të kishte vazhduar karrierën e tij në futbollin anglez, nëse Mauricio Sarri nuk do të kishte insistuar që të mbante me çdo kusht mbrojtësin te Napoli. Këtë e ka konfirmuar vetë menaxheri i lojtarit, Mario Xhufredi, në një intervistë të dhënë së fundmi.

HYSAJ SARRI 1

Duke folur për transferimet që ka kryer dhe ato që nuk u realizuan kurrë, Xhufredi ka zbuluar prapaskenat me transferimin e munguar të Hysajt drejt Premier Ligës.

“Blutë ofruan një shifër të rëndësishme, mbi 30 milionë euro. Sarri desh që ta mbante dhe imponoi vullnetin e tij që të qëndronte te Napoli”, shpjegoi Xhufredi.

Më pas, vetë trajneri që ndaloi presidentin De Laurentis që të shiste Hysajn, shkoi te Çelsi, por nuk ia doli të tërhiqte me vete mbrojtësin shqiptar që ishte një nga lojtarët më të besuar të tij. Gjithsesi, ai e bëri atë pjesë të skuadrës së tij në vitet në drejtim te Lacio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"