“I akullt” nga penalltia dhe jo vetëm, Çalha është lideri i këtij Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2024 | 19:47

“I akullt” nga penalltia dhe jo vetëm, Çalha është lideri i këtij Interi

Hakan Çalhanoglu ka shikimin e Meduzës. Ai i ngurtëson portierët dhe e çon në shtëpi rezultatin. Që kur zbarkoi në Itali, ai nuk ka humbur kurrë një penallti: 19 nga 19 me fanellën e Interit, ose 22 nga 22 duke numëruar edhe tri të shënuara me atë të Milanit.

calhanollu

Fjala kyçe është snajper. Dhe kundër Arsenalit ai e dëshmoi përsëri. “Sot provova diçka të re – deklaroi ai pas ndeshjes të së mërkurë – e pashë deri në fund portierin. Tashmë e dinë se të gjithë që godas fort…”.

REGJIA — Rikthimi i madh i turkut si titullar është një dhuratë nga perëndia për lojën e ekipit të Simone Inzagit. Pas tri ndeshjeve në infermieri mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve dhe rreth njëzet minutave të luajtura kundër Venecia, numri 20 i Interit mori sërish kontrollin dhe diktoi lojën ashtu siç di: 36 pasime pozitive, më shumë se kushdo, dy topa të ndërprerë, pesë të tjerë të rikuperuar. Pa harruar edhe 56 topa të luajtur. Vetëm Bisek shpërndau më shumë (65).

Inzagi e thirri përsëri në stol njëzet minuta nga fundi për ta ruajtur për Napolin. Fundja ai kishte pasur një problem të vogël në Romë, humbi disa ndeshje, por në fund duket se është rikthyer në formë të mirë. E thënë ndryshe: me Napolin ai do të jetë gjithmonë në mes të fushës për të drejtuar kampionët e Italisë.

SERI E HAPUR – Çalhanoglu dhe penalltitë kanë një raport special mes tyre. Ai aktualisht ka serinë më të gjatë të penalltive të shënuara në të gjithë historinë e Serisë A: 17. Ka qenë i hapur që nga koha e tij te Milani. Përshtypja është se kështu do të qëndrojë edhe për pak kohë. Portierin e “Topçinjve” David Raja e mposhti nga një goditje qendrore, në dukje e lehtë.

Në karrierën e tij gardiani spanjoll ka pritur vetëm katër nga 40 penallti. Ai nuk është specialist, por i bashkohet listës së gjatë të numrave një të mposhtur nga turku, i aftë për të bërë vetëm pesë gabime nga 48 goditje mbi pikën e bardhë. Gabimi i fundit ka ndodhur dy muaj më parë, në ndeshjen Islandë-Turqi në Ligën e Kombeve. Asokohe po që përbënte lajm.

Hakan Çalhanoglu është shndërruar në një lider për formacionin zikaltër dhe Simone Inzagi nuk bën dot pa të. Shifrat e konfirmojnë diçka të tillë dhe turku është gjithmonë e më shumë në qendër të lojës.

– Që nga zbarkimi i tij tek Interi (nga 2021/22), Hakan Çalhanoglu ka shënuar të 19 penalltitë e goditura në të gjitha turnetë (100 për qind). Në këtë periudhë, ndër ata që shënuan 100 për qind të penalltive të ekzekutuara në pesë kampionatet më të mëdha europiane, turku është ai që ka goditur më shumë.
– Goli i Hakan Çalhanoglu në minutën 47:54 është më i voni në historinë i Interit në pjesët e para të Champions-it.
– Që nga zbarkimi i tij tek Interi (nga 2021/22), Hakan Çalhanoglu ka shënuar 30 gola në të gjitha turnetë. Nga mesfushorët e Serisë A vetëm Lorenco Pelegrini (32) ka shënuar më shumë në të njëjtën periudhë.
– Të nëntë golat e Hakan Çalhanoglusë në Ligën e Kampioneve kanë ardhur në ndeshjet në shtëpi (pesë me Bajer Leverkusenin dhe katër me Interin), një rekord për një lojtar me 100 për qind të golave të realizuar në ndeshjet në shtëpi gjatë këtij turneu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"