Postuar: Shtator 28, 2024 | 21:47
I dha 3 pikët dinamovitëve, Dejvi Bregu: “Top i Artë” si me Teutën? Dua më shumë titullin me Dinamon
Dinamo ka mposhtur me përmbysje 2-1 Vllazninë në “Elbasan Arena”, sfidë e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Golin e fitores për dinamovitët e shënoi Dejvi Bregu.
Pas ndeshjes foli për RTSH, pikërisht “Lojtari i Ndeshjes”, Bregu.
“Duke parë si shkoi ndeshja në pjesën e dytë, me kartonin e kuq besimi u rrit. Kur kundërshtari me 10 vetë, e administron më mirë ndeshjen. E kishim ndeshjen në kontroll dhe besimin.
Po arrita golat si me Teutën, 16-17 gola, mund të jetë statistikë e mirë. Shpresoj më shumë të ndihmoj ekipin me pikë”, u shpreh fillimisht Bregu.
Topi i Artë? “Do doja më shumë kampionat me Dinamo”, e mbylli lojtari i dinamovitëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"