I dha 3 pikët Egnatias kundër Skënderbeut, Vuthaj: Kam ardhur si sulmues i mirë, golat e mi i duhen ekipit
Egnatia është rikthyer te fitorja në Superiore, pasi ka mposhtur 0 me 1 Skënderbeun në transfertë. Sfida e javës së tetë u vendos nga goli i Vuthajt në pjesën e dytë.
Pas ndeshjes foli protagonisti Dardan Vuthaj.
“Është një gol shumë i rëndësishëm në fushë të vështirë. Jam i gëzuar që erdhi në këtë moment, shpresojmë të eci sa më mbarë.
Mendoj se goli është gjëja më kryesore, sidomos për sulmues. I kam përjetuar shumë këto javë. I ndodh futbollistëve botërorë. Sot u zhbllokova, morëm 3 pikë të rëndësishme dhe jam shumë i gëzuar.
Gjithmonë me kokë ulur, kam ardhur këtu si sulmues i mirë. Golat e mi i duhen ekipi dhe ekipi më duhet mua, duhet të ndihmoj ekipin ashtu si ai mua”, u shpreh Vuthaj për RTSH Sport.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"