I dha fitoren Egnatias, Regi Lushkja: Egnatia në rrugën e duhur, objektivin personal dua ta mbaj për vete
Regi Lushkja shënoi dy gola në javën e 15-të të Superiores. Lojtari i Egnatias rezultoi vendimtar për fitoren 3 me 1 ndaj Elbasanit.
Lushkja tha pas ndeshjes:
“Është nisje e kampionatit shumë e mirë, ekipi ka bërë shumë dhe pa ekipin nuk do isha në këto pozita me golat. Kam shënuar dy gola me meritë të ekipit. Ndihem shumë mirë, kam besimin e skuadrës, trajnerit, presidentit dhe stafit. Besoj jemi në rrugën e duhur kështu.
Kam objektiv personal po dua ta mbaj për vete dhe shpresoj ta arrij atë objektiv.
Ne më tepër kemi luajtur në ndeshjet e fundit me 3-5-2 dhe gjendem më tepër pranë sulmit. Jam ndjerë më mirë, kam performuar si duhet, kam ndihmuar me asist dhe gol, dhe kjo ka rëndësi”, u shpreh Lushkja për RTSH.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"