Postuar: Janar 5, 2025 | 18:53
I dha fitoren Milanit në derbin e fundit, mbrojtësi humbet finalen e Superkupës kundër Interit
Mateo Gabia pritet të mungojë në sfidën finale të Superkupës së Italisë. Mbrojtësi i Milanit është me grip dhe për këtë Konsesao nuk do e ketë në dispozicion.
Gabia mori minuta si zëvendësues në gjysmëfinalen me Juventus. 25-vjeçari u aktivizua në minutën e 82-të, ndërsa kuqezinjtë po fitonin.
Gabia ndërkohë është dhe autori i golit të fundit në derbin Inter-Milan. Mbrojtësi shënoi në minutën e 89-të, për t’i dhënë fitoren kuqezinjve pas gjashtë humbjeve radhazi me rivalët e qytetit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"