“I falëm ndeshjen”, Dede shpjegon kolapsin e Bylisit: Gabuam me portë bosh e pasime, por mbeten edhe 81 pikë në lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2024 | 16:41

“I falëm ndeshjen”, Dede shpjegon kolapsin e Bylisit: Gabuam me portë bosh e pasime, por mbeten edhe 81 pikë në lojë

Trajneri i Bylisit, Nevil Dede, e ka cilësuar ndeshjen e humbur sot nga skuadra e tij ndaj Skënderbeut, si më të dobëtën që ka bërë kjo skuadër deri tani.

dede

“I kishim njohuritë për kundërshtarin që do luante me top të gjatë. Por më vjen keq që në fazën mbrojtëse në situata 2-1 gabonim dhe na sillte panik. Kjo tronditi gjithë skuadrën pastaj çdo lojtar ka marrë pozicion tjetër. Shpërdorojmë shumë. Unë kam marrë një detyrë të vështirë përpara, e di këtë pjesë. E kam thënë që është një skuadër e re me moshë, do kohën e saj, shpërdoruam sot një ndeshje. Unë mendoj se problemi kryesor është mosha e re, emocionet për të bërë diçka më shumë se munden, solli të gjithë këto gabime për të shënuar me portë bosh apo për të pasuar një top me të brendshmen. Ky është futbolli, të rrimë me kokën lart. Me durim e punë të vazhdojmë për të rritur kapacitetet, nuk bëhet fjalë për gabim taktikisht, por mendoj se është vetëm nga gjendja emocionale se të flasim për teknikën bazë, kjo nuk shkon.

Je i kushtëzuar, kur ke një numër të caktuar lojtarësh vendas dhe të huaj për të futur në fushë, zëvendësimet janë gjithmonë çift, duhet të ndërrosh dy pozicione. Kjo nuk i jep shumë mundësi skuadrës.

Jam i shqetësuar që shpërdoruam, falëm një ndeshje. Nëse marrim një top të gjatë, do kohën e saj çdo gjë. Mendoj që minimalisht të mësojmë një gjë individualisht, që secili të përsosë teknikën bazë, nuk mund të flitet për mungesë së janë lojtarë të Superiores, por ne po çalojmë edhe aty.

Mendoj që emocioni kaloi mbi mundësitë që kanë. Sado i lodhur të jesh, pasimet me të brendshmen nuk gabohen, ne e bëmë në 10 apo 12 raste. Edhe ata që hynë gabonin. Mendoj se është psikologjike më shumë sesa ka të bëjë me kondicion fizik, se realisht skuadra mundohet e po punon. Por duhen rezultate. Nuk shënojmë, shpërdorojmë raste flagrante, siç edhe marrim gola shumë naiv në një moment delikat të ndeshjes,

Mund të them me sinqeritet që është ndeshja më e dobët, në të dy pjesët. Por me gjithë dobësi e brishtësi që treguam, u shfaqëm para portës, kishim situata për të shënuar. Por nga krahu tjetër me një bllok mbrojtës poshtë linjës së topit, nuk bëjmë mbyllje e duhur dhe Rashica godet. Gabojmë në elementë bazikë, ndaj thashë teknika bazë.

Treni dhe Igor godasin mirë. Treni u mundua por nuk arriti të shfaqë atë që bën në stërvitje ndaj thashë është ndeshja më e dobët. Vetëm rivënie mendo sa kemi gabuar, kemi falur gjysmën e ndeshjes.

Treni vjen nga një periudhë e gjatë dëmtimi dhe sot mori formacionin. Doja t’i jepja lirshmëri, të kishim gjerësi e të bënte atë që di të bëjë. Prisja më shumë të jem i sinqertë, por duhet të marrë kondicionin e duhur, me qëndrueshmëri më të madhe, të vrapojë më shumë. Te dyluftimet ka të bëjë me cilësia individuale. Me analizë të thjeshtë në 11 lojtarë duhet llogaritur sa duhen fituar që të dalim fitues. Besoj se kundërshtari fitoi më shumë se ne. Vetëm një situatë bëmë në pjesën e dytë në tranzicion. Të gjithë elementët e tjerë lamë pak për të dëshiruar, nuk duhej të ndodhte, por ky është futbolli, ky është realiteti. Unë nuk dorëzohem se janë edhe 27 ndeshje e 81 pikë në lojë”, tha Dede për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"