“I gëzuar që barazuam, por meritonim më shumë”, Tetova pas barazimit me Partizanin: Nuk kemi varësi nga Kasa
Trajneri i Egnatia, Edlir Tetova, e cilësoi barazimin e sotëm ndaj Partizanit si pozitiv, ndonëse shtoi se ekipi kishte meritar të fitonte për atë që dha në fushë.
“Për si shkoi ndeshja, të them të vërtetën jam i gëzuar në fund se arritëm të barazonim, por mendoj se meritonim më shumë me rastet e krijuara dhe volumin në fushë.
Në pjesën e parë nuk funksionoi pothuajse fare manovra, ato kur funksionoi ishim pak para portës, ishte lojë e vakët. Në pjesën e dytë ishim në gjysmëfushën e kundërshtarit, ishim gjithë kohës në manovër me rastet e humbura. Ata kishin vetëm dy tranzicione drejt portës tonë.
Kasës do i jap minutazh se është lojtar që ka vlera, nuk dua t’i jap si herën tjetër që e futa në 6 ndeshje dhe e humba. Më mirë të jetë në formën më të mirë fizike, e pastaj të shohim sistemin e lojës. Por momentalisht jam i detyruar kështu.
Çdo gjë e kemi ndërtuar në bazë të ikjet e prurjet e lojtarëve që krijojnë disbalanca në formacion. Megjithatë, jam i kënaqur çfarë ka dhënë ekipi deri sot. Nuk e di pse kishte një lloj nxitimi më shumë se duhet të lojtarëve në pasim. Në pjesën e dytë kishte më shumë liri, edhe pse Partizani u tërhoq pak. U thashë edhe çunave që do tërhiqen dhe çdo gjë shkoi drejt perfeksionit. Gjithsesi është një pikë me vlerë.
Varësi nga Kasa? Jo, jo, nuk mendoj se skuadra është e varur nga Kasa. Mendoj se edhe të tjerët bëjnë mirë aty, thjesht Kasa që ka qenë më para, di kohën dhe përshtatet shumë mirë. Por mendoj se edhe të tjerët janë po aq efikas sa Kasa”, tha Tetova për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"