I hapi rrugë fitores me dopietën e tij, sulmuesi i Tiranës: Ka meritë Bledi Shkëmbi
Tirana fitoi me rezultatin 4 me 0 përballë Bylisit. Dy golat e parë të ndeshjes për bardheblutë i shënoi Zharmoni.
Pas paraqitjes në sfidën e javës së 13-të, Zharmuni deklaroi:
“Nuk është se trajneri i ri ka ndryshuar diçka të madhe sepse ka vetëm 3-4 ditë që po e stërvit ekipin. Mundësitë e tij nuk është se ishin për të ndryshuar diçka të madhe. Skuadra është po e njëjtja, megjithatë lojtarët kanë besim, respekt dhe për trajnerin e kaluar. Me kaq ditë sa pati në dispozicion Magani nuk është se pati mundësinë për ndryshime shumë të mëdha, me besim dhe duke u rritur psikologjikisht besojmë se do marrim rezultate pozitive.
Nuk mund të them që kjo ishte ndeshja më e mirë që kemi bërë deri tani, kemi fituar 4 me 0 dhe ndoshta duket ndeshje shumë e mirë, por nuk mund të hedh poshtë ndeshjet e tjera dhe performancat e tjera, ashtu sikurse nuk mund të hedh poshtë punën e trajnerit paraardhës me ekipin. Patjetër duhet t’i japim meritat dhe atij trajnerit me këtë rezultat që fituam 4 me 0”, u shpreh Zharmuni për RTSH.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"