I iku nga duart rekordi historik në Champions, “vogëlushi” Kamarda: VAR-i më bëri kurth, ishte dita më e bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 17:14

I iku nga duart rekordi historik në Champions, “vogëlushi” Kamarda: VAR-i më bëri kurth, ishte dita më e bukur

Me 16 vite e 226 ditë mbi supe, Françesko Kamarda u bë lojtari më i ri italian që luan një ndeshje të Ligës së Kampioneve duke thyer kështu rekordin që i përkiste Mois Kenit të Juventusit.

kamarda

Sulmuesi i Milanit gjeti kohë edhe për të shënuar, por e bëri në pozicion jashtë loje dhe goli iu anulua me të drejtë. “Rekordi më bën shumë krenar, por më shtyn të bëj më shumë dhe të mundohem që të tilla netë të ndodhin më shpesh”, tha ai pas ndeshjes.

“Goli? Ishte emocioni më i madh i jetës sime, nuk gjej fjalë për ta përshkruar. Pastaj VAR bëri shaka me mua. Jam i zhgënjyer, por këto gjëra ndodhin në futboll. Këto janë netët që i kam ëndërruar që kur keni isha fëmijë. Kush luan futboll gjithmonë ëndërron për një natë si kjo. Fillimisht ëndërron në ndeshjet me shokët e lagjes, por më pas ja që ndodhin vërtet. Kam dashur gjithmonë që sporti im i preferuar të jetë profesioni im.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"