I jep lamtumirën Tomorit, mesfushori firmos në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2024 | 9:31

I jep lamtumirën Tomorit, mesfushori firmos në Kosovë

Divorci ka qenë i pashmangshëm për mesfushorin organizator Erald Hyseni dhe skuadrës së vendlindjes, Tomorit. Kjo jo vetëm për shkak të ofertave të vazhdueshme të së Parës, por më së shumti i diktuar nga vonesat e paarsyeshme në riorganizimin e skuadrës së cilës i kishte shprehur gjithnjë gatishmërinë e tij, për t’i shërbyer edhe në këto kushte si pjesëmarrëse në Kategorinë e Dytë.

vora tomori

Me cilësinë e një futbollisti që mbarte eksperiencën e duhur, dhe aq shumë të domosdoshme për skuadrën dhe futbollistëve të rinj në veçanti, ai është larguar në drejtim të kampionatit kosovar, ku dhe ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Rahovecit.

Ai ka eksperiencë me disa skuadra të njohura brenda vendit, si Tomori, Luftëtari, Egnatia, Skënderbeu, Besa, por edhe një eksperiencë të mëparshme në kampionatin e Kosovës.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"