I kërkoi autograf dhe më pas e sulmoi me acid, fillon gjyqi për gruan që kërkoi t’i rrëmbente bebin yllit të Premier Ligë
Joan Visa përjetoi një mbrëmje horrori në verën e vitit 2021. Ylli i sulmit të Brentford në Premier Ligë, pa veten të sulmohej nga një grua që tentoi t’i rrëmbente vajzën e sapolindur.
Asokohe Visa ishte akoma pjesë e Lorient në Francë ku do të shfaqet për gjyqin. Gruaja që ka përfunduar para drejtësisë e sulmoi me acid sulmuesin duke i lënë dëmtime në fytyrë, që kërkuan ndërhyrje. Për të u tha se ishte me fat që nuk humbi shikimin.
Avokati i lojtarit i tregoi mediave se gruaja në fjalë, e njohur si Laetitia P, e sulmoi Visën në mesnatë. Për t’u theksuar dhe fakti se ajo i kishte kërkuar autograf, disa orë para sulmit.
Për këtë rast të paprecedentë ndaj një futbollisti, Laetitia P rrezikon deri në 30 vite burg.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"