I kuqi për shkelmim topi dhe gjesti i turpshëm i Haland, Premier Liga mbështet… gjyqtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 21:43

I kuqi për shkelmim topi dhe gjesti i turpshëm i Haland, Premier Liga mbështet… gjyqtarin

Majkëll Oliver ishte i vendosur me vendimin e tij për të larguar Leandro Trosard me karton të kuq kundër Mançester Sitit, ka zbuluar një panel i Premier Ligës. Belgu u dërgua në dushe në fund të pjesës së parë të barazimit 2-2 të së dielës në “Etihad”, pasi mori një karton të verdhë të dytë për një largim topi.

asdsadsasadasdsadadsasd

Ishte një vendim që e zemëroi trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta. Duke folur pas ndeshjes, ai tha: “Unë mendoj se është shumë e qartë. Shumë e qartë. Shpresoj të jetë 100 për qind e asaj që njerëzit mendojnë. Nuk është detyra ime të vij këtu dhe të gjykoj se çfarë ndodhi. Detyra ime është të mbijetoj në mjedisin më të vështirë që mund të hedhësh në futboll për 55 minuta. Dhe përpiquni t’i bëni gjërat për të mbijetuar. Kjo është puna ime, pjesa tjetër nuk është puna ime. Është hera e dytë që ndodh në pesë ndeshje, gjë që është vërtet shqetësuese nëse duam të shohim Premier Ligën më të mirë”.

Por pavarësisht zemërimit të Artetës, duket se vendimi ka qenë absolutisht i drejtë. Një panel arbitrash i Premier Ligës analizoi incidentin dhe e mbështeti vendimin. Sipas “ESPN”, një panel prej pesë anëtarësh votoi vendimin, duke votuar me katër vota pro dhe me një kundër. Ndërkohë, ata dhanë konfirmimin e tyre edhe një tjetër incident të rëndësishëm gjatë ndeshjes së të dielës.

Sulmuesi i Sitit, Erling Haland, u pa duke goditur me top në kokë Gabriel Magalhaeshin pas barazimit të Xhon Stonsit. Oliver nuk zgjodhi ta ndëshkonte norvegjezin, ndërsa FA ka zgjedhur të mos nisë një hetim. Paneli i Premier Ligës u pajtua gjithashtu me atë vendim, pasi vendosi se nuk ishte një incident i rëndësishëm i ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"