I lirë të largohet që me 1 janar, në Spanjë zbulojnë vendimin e Dani Olmos për Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2025 | 21:19

I lirë të largohet që me 1 janar, në Spanjë zbulojnë vendimin e Dani Olmos për Barcelonën

Dani Olmo po kalon një situatë të pazakonte në Spanjë, ku zbarkoi si një yll për t’u bërë pjesë e Barcelonës. Fantazisti spanjoll iu bashkua skuadrës katalanase që po kalonte vështirësi financiare dhe për shkak të tyre, tani ai është lojtar i paregjistruar që nga data 1 janar dhe nëse do, mund të nënshkruajë me çdo klub tjetër sipas klauzolave që ka në kontratë.

olmo

Në ditët e kaluara është folur për shumë klube të interesuara për lojtarin, por sipas asaj që bën të ditur “Marca”, nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare apo kontakt të drejtpërdrejt me lojtarin, Kjo, për shkak të vetë dëshirës së futbollistit i cili ka bërë të qartë se beson që Barcelona mund të gjejë një zgjidhje. Ndaj ai u ka kërkuar ndërmjetësve të tij që të kthejnë mbrapsht çdo lloj interesimi për të.

Lojtari vazhdon të stërvitet rregullisht me skuadrën, në pritje të një zgjidhje që do ta vinte atë përsëri në dispozicion të Hansi Flik për vijimin e sezonit e sigurisht edhe të kontratës së tij me katalanasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"