I munguari i madh në listën e “Topit të Artë”, Rodrigo: E gjithë bota e di indinjatën time
Sulmuesi brazilian Rodrigo ka qenë mungesa e madhe në listën e 30 lojtarëve kandidatë për “Topin e Artë”. Sulmuesi ka qenë vendimtar me Real Madrid dhe Brazilin dhe shumëkush nuk e kuptoi se si ishte lënë jashtë kësaj liste, as vetë futbollisti.
Ai publikoi në rrjetet sociale një foto me trofetë e shumtë që kishte fituar fillimisht, ndërsa pranoi në një intervistë për ESPN të gjithë zhgënjimin e tij.
“Isha i mërzitur, mendoj se e meritoja. Nuk dua të nënvlerësoj lojtarët që janë atje, por mendoj se e kisha vendin mes 30 emrave. Ishte një surprizë… Por nuk mund të bëj shumë, nuk jam unë ai që vendos për këto gjëra.
Bëra një publikim disi për shaka. Tani nuk ka shumë për të thënë. Të gjithë e dinë indinjatën time. Të gjithë më kanë mbështetur, si në kombëtare ashtu edhe te Real Madrid. Njerëzit më dërguan mesazhe”, tha lojtari i cili në fakt tregoi se nuk ishte shumë i lumtur që trajtohej si një xhol.
“Shpesh, thjesht plotësoj boshllëkun që krijohet në sulm. A mungon dikush atje? Vendos Rodrigon. A mungon dikush në të djathtë? Vendos Rodrigon. A mungon dikush si numri 9? Vendos Rodrigon. Kjo është e gjitha. Mund të më shqetësojë pak, por jam lojtar skuadre”, përfundon lojtari i Real Madridit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"