I shënoi dopietë Tiranës, Bekim Balaj: Më të rëndësishme janë pikët
Bekim Balaj foli pas ndeshjes, që Vllaznia fitoi 3 me 4 përballë Tiranës. Sulmuesi i shkodranëve shënoi dopietë, që shtroi dhe rrugën drejt fitores.
Balaj deklaroi në përfundim të ndeshjes për RTSH:
“Sigurisht për mua është gjithmonë e rëndësishme të shënoj, sa më shumë të shënoj aq më mirë është pasi si sulmues golat janë të rëndësishëm. Por që më e rëndësishme gjithmonë janë pikët dhe fitorja e skuadrës. Arrita të shënoj, të marrim 3 pikët me shumë vlerë, perfekte për ne.
Nuk kam bërë përzgjedhje kujt i shënoj, por derbi i Shqipërisë është një ndeshje më e luftuar. Golat janë të njëjtë për mua, si me Tiranën dhe ndonjë ekip tjetër.
Me Malën jo vetëm unë, por çdo lojtar mund të gjehet mirë. Ai është një lojtar punëtor, që krijon hapësira, shërben për sulmuesin, më vjen mirë që dhe shënon dhe golat e tij reflektohen në pikë për skuadrën”, u shpreh Balaj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"