I shënoi Tiranës me roveshatë në minutën e 95-të, Ruçi: Goli për familjen, nuk mund të humbisnim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 15:51

I shënoi Tiranës me roveshatë në minutën e 95-të, Ruçi: Goli për familjen, nuk mund të humbisnim

Flamur Ruçi ka qenë shpëtimtari i Bylisit nga humbja dje kundër Tiranës. Fantazisti, i cili në Ballsh luan sezonin e tij të pestë, ka spikatur në çdo sezon sidomos me eurogolat e tij.

bandicam 2024-09-11 17-54-23-700

Pas ndeshjes është shfaqur mjaft i lumtur, ndërsa edhe i gëzuar teksa ka marrë duartrokitjet e tifozëve. Për “Panorama Sport”, pas sfidës me Tiranën që përfundoi 2-2 ka pohuar: “Jam i lumtur që po kap formën më të mirë dhe që kam arritur të luaj dhe sidomos të shënon një gol të rëndësishëm për ekipin tim.

Sepse, barazuam një ndeshje që ne duhet dhe meritonim ta fitonim, sepse ishim për hir të së vërtetës më lart se Tiranë me përjashtim të një periudhë 5-10 minuta kur ekipi kryeqytetas na shënoi dy herë. Jemi një ekip simpatik dhe që duhet të ruajmë hapin. T’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të jemi me ‘këmbë në tokë'”.

EUROGOLI – Futbollisti foli edhe për eurogolin që shënoi në minutën e 95-të. Ai po ashtu ka një dedikim të veçantë për golin që shënoi. “Unë gjithmonë dhuroj eurogola dhe ia dedikoj familjes sime, që më mbështet shumë, por edhe një tifozi tim special që më ndjek nga qielli.

Dua që këtë sezon në Superiore të lë gjurmë, sepse tashmë jam në kulmin e karrierës. Jam optimist se me këtë ekip që kemi ndërtuar do t’u hapim punë të gjitha ekipeve”, tha beratasi Flamur Ruçi, mesfushori 22-vjeçar i Bylisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"