I shpejt dhe luan me të dyja këmbët/ Kampionët e Egnatias, akord me një talent afrikan
Në vend të Mario Gjatës pritet që tek Egnatia të mbërrijë një sulmues i ri afrikan. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit kanë mbyllur marrëveshjen me nigerianin e talentuar, Mohamed Jahaja.
Bëhet fjalë për një sulmues që luan me të dyja këmbët dhe të shpejtë, ndaj dhe drejtuesit rrogozhinas janë të bindur se kanë goditur në shenjë. Afrikani pritet të mbërrijë në Rrogozhinë këto ditë për të kryer vizitat mjekësore dhe do të firmosur për 3 sezone me Egnatian.
Me ardhjen e sulmuesit afrikan, Egnatia mund ta bëjë më pas vetëm ndonjë lëvizje të fundit. Vetëm nëse mund të ketë ndonjë largim të papritur, atëherë do të shtohen afrimet. Për Drame është vendosur të qëndrojë dhe duke iu referuar kontigjentit që ka aktualisht, deri me 31 gusht mund të mbërrijë vetëm një mesfushor.
Kohët e fundit kanë qarkulluar disa emra në orbitën e kampionëve të Shqipërisë, si Serxho Ujka i Laçit, apo edhe Eduard Rroca, por ky i fundit ka firmosur tashmë në Turq.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"