“I shtriu 3 kundërshtarë me një qetësi të jashtëzakonshme”, Qazim Laçi magjeps edhe Lorik Canën: Është një jehonë shumë e madhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 21:07

“I shtriu 3 kundërshtarë me një qetësi të jashtëzakonshme”, Qazim Laçi magjeps edhe Lorik Canën: Është një jehonë shumë e madhe…

Goli i Qazim Laçit ka magjepsur edhe legjendën Lorik Cana, i cili foli me superlativa në stuidio “Champions League” të moderatores Eva Murati, në “Tring Sport”.  

aaaas

“I shtriu 3 kundërshtarë me një qetësi të jashtëzakonshme. I mori të 3 me vete, të 3 ikën në krahun e kundërt. Vërtet mund të thonë që ishte aty përpara, por qetësia është për t’u vlerësuar. Është gol i jashtëzakonshëm, na bëhet gjithmonë qejfi kur ndonjë nga çunat tanë arrin dhe shënon.

Është një jehonë shumë e madhe për ta dhe për të gjithë ne që i ndjekim”, u shpreh Cana për Laçin, i cili gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 3-0 që Sparta e Pragës arriti në shtëpi ndaj Salcbug.  

Vlen të theksohet fakti se ky ishte goli i parë në Champions për mesfushorin e Kombëtares.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"