I skadon kontrata në verë me Liverpulin, mbrojtësi anglez i jep dritën jeshile Realit të Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 12:09

I skadon kontrata në verë me Liverpulin, mbrojtësi anglez i jep dritën jeshile Realit të Madridit

Mbrojtësi i Liverpulit, Trent Aleksandër-Arnold ka një kontratë me klubin anglez deri më 30 qershor 2025, por në merkaton e dimrit ai do të jetë i lirë të negociojë me çdo ekip të interesuar për të.trent alexander-arnold: Who is Trent Alexander-Arnold? 25-year old defender  who pulled Liverpool to victory in a frantic clash against Fulham - The  Economic TimesSipas gazetarit Ramón Álvarez de Mon, futbollisti i ka thënë po Real Madridit duke i dhënë dritën jeshile transferimit të tij në transfertë të lirë verën e ardhshme.

“Arnold i tha po Real Madridit. Ka një marrëveshje totale për ardhjen e tij falas në 2025, edhe pse padyshim që asgjë nuk është nënshkruar. Mundësia për ta çuar nënshkrimin në janar nuk përjashtohet, por është e komplikuar”, shkruan ai në profilin e tij zyrtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"