I solli fat Teutës, ish-futbollisti i Çelsit: Fitoj shumë nga Superiorja, kam standarde të larta
Simeu u rikthye te Teuta pasi mungonte prej javësh për shkak dëmtimi. Mbrojtësi solli fat te durrsakët, që mposhtën me rezultatin 2-1 Egnatian.
“Ndihem mirë, nuk hymë në lojë për barazim por për të fituar. Kishim 9 ndeshje pa fitore dhe shumë e rëndësishme për të ndaluar këtë situatë.
Nuk e shoh si hap mbrapa, por eksperiencë të mirë dhe mendoj do fitoj shumë nga kjo ligë. Kisha 1 vit pa luajtur dhe ndihem mirë që jam pjesë e kësaj lige.
Jam 70%-80% e performancës sime. Kisha 6-7 javë pa luajtur, në këtë ndeshje duhet të qëndronim në mbrojtje. Mendoj se jam mirë dhe do bëhem akoma më mirë.
Kam standarde të larta. Dhe e shty shumë veten për të bërë mirë, mendoj se punova shumë dhe individualisht për të arritur në këtë standard që kam tani”, u shpreh ish-futbollisti i moshave te Çelsi për RTSH.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"