“I thashë që jam i zhgënjyer”, trajneri i Granadas shpërthen kundër Uzunit: Ia përmirësuan dy herë rrogën, e paguajnë edhe kur shkon me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2025 | 23:52

“I thashë që jam i zhgënjyer”, trajneri i Granadas shpërthen kundër Uzunit: Ia përmirësuan dy herë rrogën, e paguajnë edhe kur shkon me…

Myrto Uzuni ka bërë gati valixhet dhe pret vetëm zyrtarizimin e marrëveshjes që do ta shohë atë të bëhet pjesë e FC Austin në MLS, duke i dhënë lamtumirën Granadas. Sulmuesi largohet si rekordmeni i golave të kësaj skuadre, pasi u bë i huaji më i mirë i të gjitha kohëve në klubin spanjoll.

uzuni

Për Granadan kjo do të jetë një goditje e madhe, të cilën më shumë se të gjithë po e vuan trajneri Fran Eskriba. Ky i fundit sheh shanset e ekipit të tij për ngjitjen në La Liga të ulen ndjeshëm me largimin e Uzunit ndaj nuk është kursyer në konferencën e sotme për mediat kundër sulmuesit shqiptar. Eskriba ishte kundër mënyrës se si Uzuni vendosi të shtynte klubin të mundësonte këtë largim të tijin.

“Të vetmen herë që fola me të për këtë temë, i thashë se isha shumë i zhgënjyer. Kështu janë gjërat. U zhgënjeva sepse nuk është kjo mënyra. Çdokush në punë mund të ndjejë se është i nënvlerësuar dhe të kërkojë nga kompania e tij të përmirësojë pagesën. Në këtë rast, ne po flasim për një person të cilit tashmë i ishte përmirësuar disa herë paga për rendimentin e tij.

Është krejtësisht legjitime të shkosh në një klub që e konsideron më të mirë ose të duash të fitosh më shumë para. Çdokush në këtë jetë ka vlerat dhe parimet e tij. Mendoj se është legjitime që ta dëshirosh, por ndërkohë duhet të përmbushësh detyrimin tënd, sepse nëse do të ishe lënduar, ke qenë i sëmurë apo ke ikur me kombëtaren, klubi ka vazhduar të të paguajë.

Dhe nëse nuk do të kishe shënuar gol që kur ke ardhur këtu, klubi do të vazhdonte të paguante sepse ka një kontratë të nënshkruar, por në këtë rast vetëm njëra nga dy palët e ka respektuar”, ishte shpërthimi i trajnerit kundër Uzunit gjatë konferencës për mediat.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"