I thonë Modriç i ri, Feta Fetai humbet 2 ndeshjet me Shpresat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2024 | 9:26

I thonë Modriç i ri, Feta Fetai humbet 2 ndeshjet me Shpresat

Shqipëria U-21 ka nisur përgatitjet në kuadër të sfidës kualifikuese të “Euro 2025” kundër Malit të Zi dhe miqësores me Lihtenshtejnin. FSHF bën me dije se mesfushori i Lokomotiva Zagreb, Feta Fetai, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës kuqezi për këto dy sfida.

Feta-Fetai-te-Rabotnicki

Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, grupi është i plotë dhe po përgatitet nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi. Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës.

Ndërsa miqësorja me Lihtenshtejnin do të luhet më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"