I vetmi që përfaqëson kampionatin shqiptar te Kombëtarja, Partizani krenohet me Andi Hadrojn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2024 | 22:17

I vetmi që përfaqëson kampionatin shqiptar te Kombëtarja, Partizani krenohet me Andi Hadrojn

Andi Hadroj është lojtari i vetëm nga kampionati shqiptar, që ka fituar ftesën e Silvinjos për ndeshjet e nëntorit. Që nga fillimi i këtij edicionit të Ligës së Kombeve, mbrojtësi i “demave” është pjesë e kuqezinjve.

te

Sigurisht që Partizani ka një arsye për t’u krenuar. Klubi i kuq ka ndarë një postim përmes rrjeteve sociale ku shpërndan foto të Hadrojt nga seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kujtojmë se te Partizani u detyrua të zvendësohej në ndeshjen me Teutën ku u largua për shkak dëmtimi.

Sfidat e kuqezinjve ndërkohë do të luhen më 16 dhe 19 nëntor, respektivisht përballë Çekisë dhe Ukrainës. Të dyja këto ndeshje që do të luhen në orën 20:45 te stadiumi “Arena Kombëtare”.

tv

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"