I zhgënjyer me humbjen në Lilë, Ançeloti: Po të kishim barazuar, nuk do ta kishim merituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2024 | 10:40

I zhgënjyer me humbjen në Lilë, Ançeloti: Po të kishim barazuar, nuk do ta kishim merituar

Trajneri i Realit të Madridit, Kalro Ançeloti, nuk ka përdorur asnjë justifikim për humbjen pësuar nga skuadra e tij në Lilë. Gazetarët spanjollë e kanë ngacmuar në lidhje me kalendarin, por Ançeloti ka qenë i qartë. Veç kësaj italiani ka theksuar se nëse Reali do të kishte barazuar, nuk do ta kishte merituar.ancelotiKALENDARI – “Sa herë kemi luajtur të dielën dhe sa herë kemi luftuar të mërkurën. Nuk ka qenë një mbrëmje e mirë dhe nuk duhet të kërkojmë justifikime”.

SHQETËSIMI – “Trishtimi vjen nga ndjenja e ekipit. Ndeshjet mund të humben, sepse ky është sport, por ne nuk kemi bërë një paraqitje të mirë dhe kjo është ajo që më shqetëson më shumë. Ne kemi burimet për të mësuar nga humbja. Nuk ka asgjë për të bërë veçse të përmirësohemi”.

MESFUSHA – “Ka qenë e vështirë për ne të gjenerojmë dhe krijojmë. Zotërimi i topit ka qenë i ngadaltë dhe me pak ide. Është e qartë sepse ne kemi sulmues që kanë nevojë për një lojë më vertikale. Nëse e keni të vështirë ta trajtoni topin dhe arrini ngadalë, është një problem”.

NDJESIA – “Nuk na ka ndodhur shumë që kundërshtari të ketë luajtur më mirë se ne dhe ata e meritonin të fitonin. Ishte e vështirë për ne të futeshim. Mund të kishim barazuar, megjithëse nuk do të ishte e merituar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"