Ibra: Presim përmirësim në rezultate, te Milani nuk i kemi qejf anarkikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2024 | 0:03

Ibra: Presim përmirësim në rezultate, te Milani nuk i kemi qejf anarkikët

Prej më shumë se një javë pritej në “Milanello”, por u desh ndeshja kundër Bryzhit për të parë Zltan Ibrahimoviçin pranë ekipit të Milanit. Suedezi, i pranishëm dje në “San Siro”, ka folur për shumë tema të aktualitetit kuqezi.

ibrahimovic_12221591190x786

Milani me zero pikë. Rëndësia e lëvizjes së renditjes në Europë? Po e shoh skuadrën duke u përmirësuar shumë. Ka më shumë ekuilibër, duhet më shumë stabilitet, por është një punë që po kërkohet në stërvitje dhe lojtarët me stafin po bëjnë gjithçka për ta marrë atë. Paguam shumë për gabimet që bëmë. Kjo ndeshje ishte tejet e rëndësishme për të marrë pikët e para.

Mungesa juaj në “Milanello”, a e bën trajnerin më përgjegjës? Ne punojmë si më parë, asgjë nuk ndryshon. Fonseka është trajneri dhe disa çështje duhet të zgjidhen nga brenda grupit. Lojtarët janë të rritur dhe duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Dhe kjo është ajo që ata po bëjnë.

Si i shpjegoni kritikat ndaj Leaos? Edhe unë kritikohesha keq, derisa gjeta Fabio Kapelon dhe më pas fillova të bëj gjithçka më mirë. Ajo që po bëjmë është një punë për t’u rritur. Puna bëhet në stërvitje dhe rezultatet shihen në fushë. Rafa përpiqet të përmirësohet dhe gjithmonë ka njerëz për ta ndihmuar. Ne presim rezultatet të cilat janë tashmë aty.

Si planifikoni ta zgjidhni çështjen e lojtarëve anarkikë? Disa situata janë dinamike, nuk janë të parashikueshme. Secili reagon në mënyrën e vet, e rëndësishme është që të ketë disiplinë dhe të jetë profesionistë në fushë.

Cilat janë objektivat e Milanit sa i përket Champions-it? Të shkojmë sa më larg. Kemi krijuar një ekip që duhet të bëjë mirë jo vetëm në Itali, por edhe në Europë. Nëse nuk fitojmë, askush nuk është i kënaqur.

Por në aspektin financiar, cili është objektivi i Milanit në Champions? Milani po bën mirë, gjithçka është pozitive. Është e qartë se sa më shumë të përparojmë në Ligën e Kampioneve, aq më mirë do të jetë situata në terma ekonomikë. Unë flas për anën sportive dhe them se dua të fitoj, por ne e dimë që gjërat shkojnë paralel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"